Sport

Challandes flet për vitin 2019 dhe synimet për vitin e ardhshëm

Bernard Challande ka dhënë komentet e tij për ecurinë e futbollit kosovar në vitin 2019 si dhe synimet për vitin e ardhshëm.

Challandes ka bërë një revolucion në kombëtaren e Kosovës, duke e kthyer skuadrën kombëtare në kandidate kryesore për një vend në Euro 2020.

Kosova pati rezultate pozitive, përkundër faktit se nuk arriti të merrte një biletër për Euro, por atë synon ta bëjë përmes Ligës së Kombeve.

“Ishte një vit interesant dhe ngazëllues. Objektivi ishte i qartë, të përparojmë, të përmirësohemi. Ekipi ka bërë performanca mjaft të mira në kualifikimet e Euro 2020. Jam mjaft i lumtur me këtë ekip”, ka thënë Challandes për RTK, përcjell lajmi.net.

“Ne e kishim një fazë mjaft interesante të kualifikimeve. Më duhet t’i falënderoj të gjithë ata që kanë punuar me ekipin këtë vit. I falënderoj lojtarët, që kanë bërë paraqitje mjaft të mira, stafin, që ka bërë punë mjaft të mirë, Federatën, që na mundësoi të punonim si ekip, dhe krejt Kosovën për mbështetjen” shtoi trajneri.

“Jam i dëshpëruar që dy ndeshjet e ardhshme do t’i luajmë jashtë, e jo në Kosovë. Mbështetja ka qenë mjaft e madhe, ka qenë nder për ne të punoja këtu në Kosovë, njerëz të shkëlqyeshëm. Nuk mund të premtoj rezultate. Jam i sigurt se ky ekip do të japë gjithçka që është e mundshme për ta arritur kualifikimin. Ne i ëndërrojmë kualifikimet. Ne kemi mundësi të shkojmë në Euro 2020 nëse e fitojmë Ligën e Kombeve. Ne e kemi fituar grupin tonë, tash duhet ta fitojmë krejt ligën. Duhet të luftojmë deri në minutën e fundit. Maqedonia e Veriut nuk është një kundërshtar i lehtë. Ne do të jemi gati për këtë lojë. Shpresoj të shkojmë në finale dhe të jemi edhe atje të suksesshëm”, përfundoi Challandes. Kujtojmë se sonte në ceremoninë ‘Lauratët 2019’ do të shpallet edhe lojtari më i mirë i vitit në Kosovë