Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka qenë me shumë emocione. E eliminuara e radhës ishte Beatrix Ramosaj. Këngëtarja nuk pati biletë kthimi duke u larguar përfundimisht nga shtëpia e famshme.
Me të ardhur në studion e spektaklit, Arbana i tha se vuri re trishtim në sytë e saj dhe e pyeti çfarë e shqetëson. Ndërkohë, këngëtarja u përgjigj se e frikëson përshtatja me botën jashtë.

Arbana: Çfarë të shqetëson?
Trixa: Përshtatja që do kem jashtë
Arbana: Frika për botën e jashtme? Si mendon se do jetë reagimi i publikut?
Trixa: Banorët e rinj kur kanë ardhur më kanë parë si gjynah. Sara më tha se jashtë nuk shiheni kështu si brenda ti dhe Donaldi
Arbana: Ti beson në ndjenjat e tua ndaj Donaldit?
Trixa: Po
Arbana: Po në ndjenjat e tij ndaj teje?
Trixa: Po…Po.