Ushqimi është një nga mënyrat më efektive për të siguruar humor të mirë. Tre neurotransmetuesit përgjegjës për humorin tonë janë serotonina, gaba dhe dopamina. Është e rëndësishme që të konsumojmë ushqimet e duhura për të ndihmuar trupin të prodhojë këto neurotransmetues.
Banane
Banania përmban aminoacidin triptofan, e cila ndihmon për të nxitur ndjenjën e mirëqenies dhe lumturisë. Bananet janë një burim i madh i vitaminave B6, A, dhe C, të cilat të gjitha ndihmojnë në thithjen e triptofanit.
Oriz kaf
Orizi është një burim i fibrave dhe proteinave. Karbohidratet janë shumë të mira për prodhimin e serotoninës, një stabilizues që lidhet me nivele të ulta depresioni.
Salmon
Truri ynë është 60 për qind yndyrë, ndaj ushqimet me yndyrë të mirë të tilla si omega-3 janë thelbësore për funksionin e duhur të tij. Studimet kanë treguar gjithashtu se omega-3 mund të ndihmojnë për të luftuar çrregullimet e humorit të tilla si ankthi.
Avokado
Përveç të qenit një tjetër burim i madh i omega-3, avokadot janë gjithashtu të pasura me folate, të cilat ndihmojnë në zvoglimin e niveleve të homocisteinës, një amino acid që lidhet me ankthin dhe depresionin. Ky frut gjithashtu ka shumë tirozinë, një prekursor që ndihmon trupin të prodhojë dopaminë, shkaktarin e kënaqësisë.
Spinaq
Është i pasur me antioksidantë që janë thelbësorë për luftën kundër ankthit dhe stresit. Magnezi dhe zinku janë shumë efikase në luftën kundër depresionit. Efekti qetësues i magnezit mund të jetë i dobishëm edhe për gjumin e mirë gjatë natës.