Rozë

Çfarë ndodhi në Amerikë mes Ingrit Gjonit dhe Çiljeta Xhilagës? Zbulohet shkaku i sherrit

By GAZETA SCANNER 1

October 27, 2024

Ingrid Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga, kanë një miqësi 20-vjeçare. Vite më parë ato kanë pasur edhe disa bashkëpunime të suksesshme me njëra tjetrën si “Puçi puçi”, “Mike dhe Rivale”.

Vite më parë, qarkulluan lajme se mikeshat ishin zënë dhe nuk flisnin me njëra-tjetrën.

Ka qenë vet Çiljeta e cila ka zbuluar në një InstaStory se sherri i tyre ndodhi për një arsye krejt banale. Vajzat janë zënë për një laps sysh, në 2010 në Amerikë.

Por duket qartë që zënka ka kaluar me kohën dhe miqësia e tyre vazhdon, tashmë edhe mes djemve të këngëtareve.