Mbrëmjen e sotme në finalen e “Big Brother Vip 3” ka patur një eleminim që në fillim të “prime”, i cili ishte Meriton Mjekiqi.
Si Meritoni, ashtu edhe Ilnisa duket se nuk e kanë pritur mirë eleminimin madje janë shtangur.
Pas kësaj dhe ndarja e televotimit mes 4 finalistëve të tjerë duket se ka revoltuar çiftin.
Ata kanë vendosur të largohen nga studio e Big Brother duke mos u ulur tek të eleminuarit e tjerë të sezonit.
Nuk dihet nëse ky veprim është një shenjë revolte e tyre, apo ka diçka tjetër.