Një takim i radhës në kryeqendrën evropiane pritet të ndodhë gjatë kësaj jave, mes dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.
Kjo në kuadër të shtensionimit të situatës në veri të Kosovës, pas arritjes së marrëveshjes Kosovë – BE për de-pershkallëzim të tensioneve atje.
Se çfarë mund të dal nga ky takim kanë folur njohës të rrethanave politike.
Analistja, Arta Tahiri thotë se nëse në takim nuk arrihet dakordim, edhe ndaj palës serbe do duhej të viheshin masa ndëshkuese.
“Në qoftë se Serbia nuk vazhdon zbatimin e kësaj marrëveshje të kërkuar tashmë nga pala evropiane, atëherë patjetër duhet të vihen sanksione ndaj Serbisë dhe të mirren masa për mosfleksibilitetin e saj..heshtja e tanishme tregon që nuk është palë që don ta bëjë zbatimin e kësaj marrëveshje dhe mundohet me çdo kusht që të pronlogojë ose në një farë mënyre me qëllim të zvarrisë zbatimin e një marrëveshje të tillë”, tha ajo.
Ndërkaq profesori universitar, Fatmir Çollaku thotë se thirrja e takimit për të dy kryenegociatorët dëshmon edhe një herë se kriza e prodhuar në komunat veriore të vendit nuk mund të vazhdoi më.
“SHBA-ja dhe Unioni Evropian janë qartë të deklaruara se kriza e veriut më nuk mund të tolerohet, ku në këtë relacion mbahen të përgjegjshëm edhe Serbia edhe Kosova. Mekanizmat ndëshkues, ndoshta nuk janë direkt por janë indireck sigurisht përmes shmangies së investimeve për dy vendet”, vlerësoi ai.
Në bazë të ujdisë Kosovë – BE për shtensionim të krizës në komunat veriore të Kosovës, pala kosovare tashmë ka tërhequr 25% të policëve nga objektet komunale në atë zonë.