9.9 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Çfarë mashtrimi po shohin serbët e Kosovës në referendumin e Vuçiqit?

- Advertisement -

Forumi Nacional serb në Kosovë, u ka bërë thirrje të afërmeve të tyre në Serbi që të votojnë ‘jo’ në votimin e nesërm që do të zhvillohet në Serbi.

Edhe pse referendumi, siç është thënë në Serbi, ka të bëjë me ndryshimet në sistemin e drejtësisë, sipas serbëve të Kosovës, ky referendum mund t’i hapë rrugë ndryshimit të Kushtetutës jo vetëm në segmentin e drejtësisë por edhe preambulën e aktit më të lartë juridik të shtetit serb, ku përmendet edhe Kosova.

 “Arsyeja e referendumit të organizuar me nguti, sic thuhet, është nevoja që të etablohet pavarësia e gjyqësorit. Por në pyetjen e referendumit nuk përmendet kurrëfarë gjyqësori por kërkohet mbështetje blanko për miratimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës, që do të mund të cojë tek ndryshimet tjera të Kushtetutës përfshirë edhe preambulën” thuhet në reagimin e Forumit Nacional Serb.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit