Lajme

Çfarë ka përmbysur në diskursin publik Harris në raport me Trump, tregon ekspert i politikës së jashtme

By GAZETA SCANNER 1

July 25, 2024

Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë ka thënë se e përfolura për kandidate për presidente të ShBA-së nga radhët e Partisë Demokratike, Kamala Harris, ka arritur të përmbys narrativen e çështjes së moshës së kandidatëve në diskursin publik.

Ai ka thënë se mosha e vjetër e Biden ka qenë ajo që republikanët i vinin në theks presidentit aktual Biden.

“Impakti kryesor që ka ndryshuar narrativën menjëherë në diskursin politik, Harris është e re 59-vjeçare kurse ish- presidenti Trump është një 78- vjeçar. Republikanët ishin ata që ia vinin moshën në dukje të Biden, tani skenari është përmbysur. Demokratët po i japin mbështetje Kamala Harris”, ka thënë Shtuni në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Sipas rezultateve të sondazhit të fundit, Shtuni ka thënë se Trump vazhdon të kryesojë para Harris.

Sa i përket dorëheqjes së kandidaturës nga Biden ai ka thënë se ka qenë e pritshme dhe rezultatet e sondazheve kanë qenë kryesorja.

“Sondazhet që tregonin që ai po humb teren në mënyrë të vazhdueshme dhe ishte elementi tjetër donatorët kishin filluar t’i ndalonin donacionet. Tërheqja e Biden ishte e paralajmëruar”, ka thënë ai.