Rozë

Çfarë i ka blerë? Victoria Beckham rrëfen takimin e parë të dashurisë me bashkëshortin

By GAZETA SCANNER

September 15, 2024

Victoria Beckham teksa ka folur për takimin e saj të parë me bashkëshortin, ka habitur publikun me një deklaratë që ka bërë.

Duke folur në dokumentarin e saj “In Vogue” për fillimet e lidhjes me bashkëshortin David Beckham është shprehur se ai i ka blerë në takimin e parë një kostum “Prada” për t’i tërhequr vëmendjen.

“Kur takova për herë të parë Davidin, në vitin 1997, ai kishte dëgjuar se unë isha “Spice Girl” që i pëlqenin rrobat e stilistëve. Pasi unë shkova ta ndiqja në disa ndeshje futbolli që ai luante, ne mendua të organizonim një takim,” është shprehur ajo.

Ndër të tjera Beckham shtoi: “Duke qenë se ai e dinte që mua më pëlqente ta stiloja bukur veshjen time, ai më kishte blerë një kostum Prada në takimin tonë të parë për të më tërhequr vëmendjen”.