Rozë

Çfarë ha Kate Middleton? Zbulohet dieta e Princeshës së Uellsit

By GAZETA SCANNER 1

March 25, 2024

Njerëzit në mbarë botën janë gjithmonë kuriozë për familjen mbretërore britanike dhe duan të dinë sa më shumë për ta, përfshirë këtu edhe për ushqimin.

Princesha Catherine (Kate Middleton) ka zbuluar më parë sekretin e përshtatjes së ushtrimeve në ditën e saj të ngarkuar. Por si ha një princeshë? Njerëzit u bënë kuriozë pasi ajo së fundmi u hap për shëndetin e saj, duke treguar se po i nënshtrohej trajtimit për kancer.

Cosmopolitan bëri pak kërkime mbi dietën e Princeshës Katerina dhe theksoi tre elemente të ndryshme.

Si fillim, familja mbretërore thuhet se ha shumë ushqime të gatuara në shtëpi dhe thuhet se ajo është pak profesioniste në kuzhinë. Ajo është hapur për pjekjen e tortës së ditëlindjes dhe pula e saj e pjekur duket të jetë një nga darkat e preferuara të Princit Ëilliam.

Princesha Catherine gjithashtu është raportuar të shijojë një smoothie në mëngjes. Një recetë që u referua në Daily Mail përfshinte “spirulinën, lakër jeshile, matcha (një pluhur çaji jeshil i bluar imët), spinaq, romaine, cilantro dhe boronica.

Publikimi vuri në dukje se Princi dhe Princesha e Uellsit hanë edhe sushi.

Lista vuri në dukje poashtu se ajo shijon një pjatë pikante, por nuk është adhuruese e qumështit të bajames.