Manjola Nallbani është një ndër artistet mjaft të talentuara dhe të dashura të muzikës shqiptare. Këngëtarja e mirënjohur ka qenë e ftuar në programin “Ftesë në 5”, drejtuar nga Bieta Sulo, ku foli për karrierën, jetën dhe familjen e saj.
Në intervistën e saj, Nallbani është shprehur se nuk i pëlqen aspak ta transformojë vetën e saj, dhe të heqë çdo rrudhë nga fytyra e saj pasi të gjithë e njohin atë dhe nuk ka dëshirë të duket ndryshe.
“Nuk dua që t’i punojnë fotot e mia sepse njerëzit e njohin fytyrën time. Dhe unë kam vlerësuar çdo tipar që Zoti më ka dhënë. Unë them që detyra ime është ta mirëmbajë fytyrën time por jo ta transformoj atë. Nuk dua të heq çdo vizë të fytyrës time sepse nuk jam unë ajo dhe nuk kam nevoj të dukem ndryshe nga çfarë jam”.
Gjatë intervistës së saj, Nallbani ka marrë një video mesazh surprizë nga vajza e saj, Sindi, i cili e ka emocionuar aq shumë, saqë e ka patur të pamundur të mbajë lotët.
“Jeta, ti e di që unë, Megi dhe babi përpiqemi në përditshmërinë tonë të ta shprehim me vepra, me gjeste, me fjalë se sa e shtrenjtë je ti për ne por është e vështirë pasi roli yt në jetën tonë është i pazëvëndësueshëm. Ti je shtylla e familjes, je dielli i jetës dhe unë jo më kot ta them këtë dhe ta them shpesh. Madje në një kartolinë të kam thënë se e di që Zoti më do fort se më ka dhënë një nënë si ty dhe unë e besoj këtë çdo ditë të jetës sime”.
“Faleminderit që më ke bërë mua edhe Megin pjesë të çdo hapi në jetën dhe karrierën tënde, që ne ta dëshmojmë nga afër se sa mund dhe sa përpjekje do që ti të jesh kjo femra që je sot. Me virtytet, me vlerat, me talentin tënd që rrallë e gjen tek njeri. Faleminderit pëe shembullin që më ke dhënë. Faleminderit që më ke bërë të jetojë momente, kujtime të pazëvëndësueshme dhe ti e di që sdo i ndaja me askënd më mirë se sa me ty, ato çfarë ne kemi kaluar bashkë. Çdo moment, çdo udhëtim. Unë të dua pafund. E di që nuk e ke aspak të lehtë t’i bësh të gjitha këto. E di që nuk e ke të lehtë të jesh gjithmonë një hap përpara nesh për çdo nevojë tonën por ti e bën të duket e lehtë dhe për këtë unë të dua shumë dhe të adhuroj”.