A e dini se ajo çfarë pini mund të ndikojë tepër në atë se si barku juaj duket? Për-shembull, ju e dini se pije me sheqer si soda apo limonada mund të rrisin nivelin e insulinës dhe të bëjnë që të vini bark. Por ju mbase nuk e dini se pije me sasi të tepërt të kafeinës mund të bëjnë gjithashtu që të keni një bel më të trashë. Ndërsa ka pije të tjera, të cilat mund të ndihmojnë për të kundërtën.
Kafeina mund të bëjë trupi juaj të ketë një rritje të vogël të metabolizmit, kështu që ju mund të mendoni se duhet të konsumoni shumë kafeinë për të djegur më shumë kalori dhe më shumë yndyrë. Kjo është e vërtetë vetëm deri në njëfarë pike.
Rregulli i përgjithshëm është që të mbani konsumin tuaj të kafeinës në nivelet e jo më shumë se 300 miligram në ditë, që është e barabartë me rreth 2 deri në 3 kupa kafe në ditë.
Përtej kësaj sasie, kafeina mund të ketë më shumë një ndikim negativ sesa pozitiv. Nivele shumë të larta të kafeinës në trup mund të fillojnë të ndikojnë në disa mënyra jo të shëndetshme. Ju mund të filloni të ndiheni më të shqetësuar, të keni probleme në përqendrim dhe madje edhe të vuani nga çrregullime të gjumit.
Këto simptoma mund të rrisin prodhimin e hormoneve të stresit dhe mund të bëjnë që metabolizmi të ngadalësohet. Nëse keni nevojë që të ulni sasinë e konsumit të kafeinës për të qëndruar brenda kufijve të sugjeruar, provoni që në vend të kafesë së mëngjesit ose të soda-s tuaj të pasdites, të pini çaj jeshil dekafeinato.
Ky çaj është plot me antioksidantë për të luftuar stresin, të cilët mund të ndihmojnë për të parandaluar dëmtimin e qelizave dhe oksidimin. Çaji jeshil është një nga çajrat më pak të përpunuar dhe gjithashtu përmban katekin, e cila sipas studimeve mund të ndihmojë për të zvogëluar yndyrën e përgjithshme të trupit, por sidomos yndyrën në pjesën e barkut. Kështu që nëse doni të ulni yndyrën në pjesën e barkut, një sugjerim nga ana jonë mund të ishte: pini çaj jeshil!