Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar detaje të ceremonisë shtetërore për nderimet e fundit për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili ka vdekur dje.
Në profilin e tij në “Instagram”, Rama ka dhënë detaje për këtë ceremoni e cila do të mbahet nesër.
09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit
11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës
12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës