Sport

Çerekfinalja Bayern-Arsenal, Muller e paralajmëron me spica Havertzin

By GAZETA SCANNER 1

March 15, 2024

Thomas Muller e ka komentuar shortin e Ligës së Kampionëve, në veçanti të Bayernit me Arsenalin në çerekfinale.

Muller theksoi se do të jetë një përballje  e vështirë, ndërsa e paralajmëroi shokun e tij Kai Havertzin, që është figura kryesore e Topçinjve këtë sezon.

“Dhe është Arsenali! Kai Havertz, miku im, po të pres! Jo, është një short i bukur. Dy skuadra shumë të mira, dy stadiume shumë të mira, dy qytete shumë të mira. Do të jetë e vështirë, por unë jam gjithmonë pozitiv. Shihemi Gunners!”, u shpreh Muller.

Muller e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve dy herë me skuadrën e Bayernit.

Përndryshe, fituesi i ndeshjes Bayern-Arsenal do të ballafaqohet me fituesin e takimit tjetër Real Madrid-Manchester City, për një vend në finalen e Londrës.