Teknologji

Celulari në xhep mund të shkaktojë infertilitet

Mbajtja e celularit në xhep ka pasoja të rënda, për meshkujt në veçanti.

21 punë kërkimore të analizuara nga shkencëtarët, konfirmuan se mbajtja e telefonit pranë organeve riprodhuese mund të çojë në infertilitet.

Ky fenomen biologjik është pjesë e një debati të ndezur, për shkak se shkencëtarët nuk kanë ende një mënyrë për të shpjeguar sesi rrezatimi jonizues influencon në trup.

Duke qenë se 14 për qind e popullsisë në botë ka probleme me infertilitetin, ku në 40 për qind të rasteve shkak është infertiliteti tek meshkujt, shkencëtarët thonë se RF – EMR (rrezatimi elektromanjetik i radiofrekuencës) që ndodhet tek telefonat mund të jenë duke dëmtuar aftësinë për riprodhim tek meshkujt.

Ekspertët thonë se këto të dhëna janë një arsye e fortë që meshkujt të mos e mbajnë aparatin celular në xhepin e pantallonave./Living/