Rozë

Celine Dion merr vendimin: Do rikthehem në skenë

By GAZETA SCANNER 1

June 15, 2024

Këngëtarja Celine Dion, me rastin e publikimit të dokumentarit me titull ‘I Am: Céline Dion’ foli për rikthimin e saj në skenë dhe se çfarë po bën për ta arritur atë. Në veçanti, këngëtarja 56-vjeçare dha një intervistë për Emma Vardy në të cilën foli për trajtimin që po kalon aktualisht dhe synon të zvogëlojë spazmat që pëson për shkak të sindromës së njeriut të ngurtë.

“Zëri im do të rindërtohet. Ai tashmë e ka nisur këtë. Po ndodh ndërsa ne flasim” tha Dion, e cila ende mban rekordin për shfaqjet më të suksesshme në Las Vegas.

Ajo vetë do të jetojë përgjithmonë me sindromën, por nëse do të arrijë t’i kontrollojë krizat, atëherë do të rikthehet në skenë dhe kjo është diçka që e sheh në horizont, pasi tashmë po përgatit pamjen e saj.

“Po punojmë shumë për të krijuar këtë shfaqje, jam kthyer!!! Unë do të dal në skenë. Nuk e di saktësisht se kur, por – më besoni – do të bërtas me zë të lartë. Nuk mund te pres.

Këngëtarja foli gjithashtu për mungesën e njohurive rreth sindromës, të cilën ajo dëshiron ta korrigjojë duke financuar kërkime dhe duke rritur ndërgjegjësimin e publikut për sëmundjen.

Sa i përket pjesës tjetër të planeve të saj për të ardhmen, përveç rikthimit në skenë, Dion dëshiron të udhëtojë dhe ta shohë botën në paqe, pasi e ka kuptuar se ka parë shumë pak në të kaluarën, pavarësisht se ka udhëtuar shumë si pjesë e punës së saj.