Rozë

Catherine Zeta-Jones shijon një darkë romantike me bashkëshortin e saj Michael Douglas

By GAZETA SCANNER 1

November 30, 2023

Catherine Zeta-Jones ka shijuar një natë romantike me bashkëshortin e saj Michael Douglas gjatë pushimeve të tyre në Indi.

Ylli i filmit, “Wednesday”, 54-vjeçe ka publikuar një video të ëmbël në profilin e saj të Instagramit, ku shihet teksa kërcen me personin e saj të shtrenjtë, Michael, 79-vjeç.

Dy të dashuruarit kanë shijuar këtë mbrëmje speciale, ndërkohë që kanë qenë të pranishëm në një performacë tipike indiane. Bashkangjitur postimit të saj të Instagramit, Catherine shkruan: “Oh India. Të duam”.

Çifti i famshëm duket se po kalon një kohë të mrekulleshme nën shoqërinë e njëri-tjetrin, ku shfaqet tepër të lumtur dhe të dashuruar.

Catherine dhe aktori i “Basic Instinct” kanë qenë të pranishëm në “Festivalin e 54-të të Filmit Ndërkombëtar të Indisë”, ku Michael është vlerësuar me cmimin “Satyajit Ray Life Achievement” për filmin “Endless Borders”.

Çifti ka qenë i shoqëruar nga djali i tyre, Dylan 23-vjeç, i cili ka qenë gjithashtu i pranishëm në festivalin e filmit.

Zeta-Jones dhe Douglas u takuan për herë të parë në Francë në 1998-ën pasi u prezantuan nga Danny DeVito.

Pasi u martuan në nëntor 2000, çifti u përfol për një krizë duke përfshirë një ndarje të shkurtër në vitin 2013 por arritën ta gjenin rrugën për t’u kthyer tek njëri-tjetri. Ndërkaq, diferenca e tyre 25-vjeçare në moshë ka qenë një çështje shumë e përfolur.