Trajneri Carlo Ancelotti po vazhdon ta shkruajë historinë te Real Madridi.
Tekniku italian u bë trajneri me më së shumti trofe në historinë e klubit madrilen, plot 15, duke tejkaluar Miguel Munoz (14).
Ancelotti megjithatë nuk do të ndalet më kaq, ai premtoi se do të vazhdojë me të njëjtin ritëm.
“Është diçka shumë e rëndësishme për mua, që të arrij kaq shumë sukses me klubin. Mendoj se kam bërë punë të mirë dhe dua të vazhdoj. Sigurisht është nder të krahasohem me këta trajnerë të mëdhenj”.
Real Madridi e fitoi Kupën Internacionale për ta gëzuar Ancelottin me këtë sukses, ku triumfoi me rezultat 3:0 ndaj skuadrës meksikane Pachuca.
Ancelotti tani në fanellën e Realit ka fituar këta trofe: 3 herë Ligën e Kampionëve, 2 Kupa të Botës për klube, 3 Superkupa Evropiane, 2 La Liga, 2 Kupa të Mbretit, 2 Superkupa të Spanjës dhe tani një kupë internacionale.
Këto trofe mund të rriten edhe më shumë, me Realin që po lufton edhe për Superkupën e Spanjës, Kupën e Mbretit, La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.
Trajnerët me së shumti trofe të fituar te Reali renditen kështu: Carlo Ancelotti (15), Miguel Munoz (14), Zinedine Zidane (11), Vincente del Bosque (7), Leo Beenhakker (6) dhe Jose Mourinho (3).