Rozë

Cardi B i dhuron burrit gjysmë milioni dollar për ditëlindje

Reperja dhe aktorja Cardi B ka zgjedhur një dhuratë unike për t’ia dhuruar burrit të saj për ditëlindjen e 28-të. Në mungesë të ideve, ajo i dha reperit Offset një gjysmë milion dollarë për ditëlindjen e tij.

Ajo i vendosi paratë në frigorifer, duke rreshtuar 5,000 bankënota 100 dollarëshe. Më pas ajo filmoi burrin e saj duke marrë paratë nga frigoriferi dhe videon e postoi në Instagram-in e saj.

“Kur keni shumë makina, bizhuteri, këpucë … Çfarë tjetër mund t’i jepni dikujt që tashmë ka gjithçka?”, tha reperja, duke shtuar se gjysmë milioni dollarë është dhurata e përsosur.

Ajo në fund tha se ishte në dijeni se ai nuk kishte nevojë për këto para, por që ajo me të vërtetë nuk kishte ide se çfarë tjetër t’i jepte. Ajo theksoi se tani burri mund të blinte më shumë rroba dhe bizhuteri ose të vendoste t’i shpenzojë paratë duke i blerë asaj një dhuratë.