Sport

Cancelo në Bayern Munich?

Joao Cancelo mund të transferohej në Bayern Munich qysh në janar në formë huazimi, raportojnë mediat gjermane, përcjell GazetaSccaner.

Portugezi është pjesë e rëndësishme e Manchester Cityt, por duket se lojtari dëshiron sfidë të re.

“Bavarezët” synojnë t’i blejnë disa përforcime, dhe Cancelo mund të jetë transferimi i këtij dimri në ‘Alianz Arena’. Mësohet se City nuk dëshiron të heq dorë nga Cancelo, por skuadra gjermane është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, dhe portugezi duket se është opsioni i parë për kampionët në fuqi të Gjermanisë. /GazetaScanner/