Xavi Hernandez nuk do të ketë përfundimisht nën urdhrat e tij Joao Cancelon, i lëndua në duelin me Las Palmas në La Liga. Portugezi nuk u stërvit këtë të shtunë dhe mbetet jashtë ekipit për finalen e Superkupës së Spanjës mes Barcelona e Real Madrid.
Cancelo qëndroi në fushë vetëm 10′ minuta në ndeshjen e fundit të “Katalanasve” në La Liga, por Xavi kishte shpjeguar në konferencën për shtypin se lëndimi i lojtarit nuk ishte serioz dhe se ai do të udhëtonte me ekipin për në Arabinë Saudite.
Mbrojtësi i krahut u bashkohet emrave të tjerë si Ter Stegen, Gavi, Marcos Alonso, Inigo Martinez dhe Raphinha, me këtë të fundit, që u dëmtua në gjysmë-finalen ndaj Osasuna, në listën e lojtarëve që mungojnë në “El Clasico”.