Lajme

Canaj: Vendimi i KQZ-së i panevojshëm, do të ketë kosto për vendin

By GAZETA SCANNER

December 24, 2024

Profesori universitar dhe diplomati, Blerim Canaj, ka vlerësuar se vendimi i KQZ-së për moscerfikimin e Listës Serbe do të ketë kosto për vendin.

Ai ka thënë se ky vendim do t’i mundësojë Vuçiqit dhe serbëve të viktimizohen

Canaj në Tëvë1, ka thënë se kryeministri Kurti po i ndihmon Vuçiqit me ose pa vetëdijen e tij.

“Sa herë që Vuçiqi ka qenë në siklet ne kemi marrë një veprim, i cili tërheq vëmendjen nga Vuciqi si shkelësit ë drejtave të njeriut, ne e marrim vështrimin dhe bëhemi shkelësit e të drejtave të një pakice. Absolutisht e panevojshme, sepse për vendin do të ketë kosto. Po i ndihmojmë Vuçiqit dhe serbë që ta luajnë rolin e viktimës. Kryeministri me apo pa vetëdije po e mbron Vuçiqin”, ka thënë Canaj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësimin e tyre për vendimin e KQZ-së për moscertifikim të Listës Serbe.

Shkak i vendimit të KQZ-së që u propozua nga përfaqësuesit e LVV-së ishin thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.