Lajme

Canaj: Trumpin do ta kemi përsëri president të ShBA-së

By GAZETA SCANNER 1

July 10, 2024

Ish-diplomati Blerim Canaj, thotë se shanse më të mëdha për t’i fituar zgjedhjet presidenciale edhe njëherë në ShBA i ka ish-presidenti Donald Trump.

Canaj ka deklaroi se Trumpi e ka paraqitur më shumë Amerikën në mandatin e kaluar, sidomos në politikën e jashtme.

“Tani shanset përsëri i ka të mira Trumpi, ndoshta është edhe për shkakun e këtyre ndryshimeve gjeopolitike Trump do të thotë reflekton diçka më shumë. Trump e ka paraqitur më shumë Amerikën gjatë mandatit të kaluar, sidomos në politikë të jashtme gjithmonë është ta paraqes Amerikën si faktor madje edhe në Evropë, nuk e ka paraqitur Amerikën si një vend që bashkëpunon me shtet evropiane, mirëpo faktikisht si një vend që është faktor në Evropë dhe kjo ja jep një siguri dhe një krenari amerikanëve. Nëse nuk ndodh asgjë gjatë rrugës, do ta kemi përsëri Trumpin president të ShBA-së”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1

Presidenti amerikan, Joe Biden, 81-vjeçar, dhe ish-presidenti amerikan, Donald Turmp, 78-vjeçar, janë në garë të ngushtë, sipas sondazheve të opinionit publik, kur u kanë mbetur më pak se pesë muaj deri te zgjedhjet e 5 nëntorit.