Ish-diplomati, Blerim Canaj, ka folur edhe për situatën në veri të vendit.
Ai ka thënë se vëmendja po zhvendoset në atë pjesë të vendit, siç u shpreh ai, në mungesë të ndonjë storje suksesi.
“Në mungesë të ndonjë storje suksesi, po e zhvendosin vëmendjen në veri dhe tani kjozhvendosje e vazhdueshme e vëmendjes në veri, thjesht po shihet edhe si rrezik, për shkak se Kosova deri në vitin 2017, 2018 ka qenë promovim i paqes dhe i stabilitetit në Ballkan, nga vitit 2019 tanimë jemi çështje e sigurisë dhe natyrisht se nga Bosnja dhe Serbia ka vjen neve shefi i CIA-s për herë të parë në Kosovë”, është shprehur ai në Klan Kosova.