CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82?

Lajme

Canaj: Miqësia në mes Francës e Serbisë është historike sado që mundohemi ta zbusim

By GAZETA SCANNER 1

April 12, 2024

Ish-diplomati, Blerim Canaj ka thënë se miqësia në mes të Francës e Serbisë është historike.

Në emisionin “FIVE”, Canaj ka deklaruar se investimet në Serbi nga vende të ndryshme janë të shumta kështu që nëse një shtet dërgon ndonjë financim në Serbi e bën këtë për mbrojtje të investimeve.

“Ne gjithë e dime se miqësia mes Francës e Serbisë është historike, ajo qëndron sado që mundohemi ta zbusim ne. Franca së bashku me Gjermaninë është në një “garë” nëse mund ta quaj ashtu se cili është faktori në Evropë dhe BE, dhe në kuadër të kësaj gare vërehen, nëse Franca i shiti avionë luftarakë Serbisë, që ende nuk dihet a ka ndodhur marrëveshja, ne morëm pajisje ushtarake nga Gjermania”, ka deklaruar Canaj.

Ndërkaq në lidhje me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ndaj ambasadorëve të QUINT-it të cilët i quajti “gënjeshtarë” ka thënë se kjo ka të bëjë me partneritetet që ekzistojnë në mes të palëve dhe se sipas tij më e rëndë do konsiderohej nëse do thuhej nga Kosova sesa nga Serbia.

“Ka të bëjë me partneritetet që ekzistojnë, më e rëndë është kur ne e themi sesa kur e thotë Serbia”, ka vijuar ai.