Lajme

Canaj: Kurti është futur në kurth, dëshiron ta shtyjë formimin e Asociacionit

By GAZETA SCANNER 1

May 08, 2024

Ish-diplomati Blerim Canaj, duke komentuar deklaratën e kryeministri Kurti se nuk do ta pranojnë formimin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE, ka thënë se kryeministri është futur në kurth dhe po dëshiron ta shtyjë formimin e Asociacionit.

Madje, ai ka vlerësuar se këtë çështje Kurti po e përdorë për fushatë dhe nëse i fiton zgjedhjet do ta zbatojë.

“Kurti e ka pa që është futur në kurth dhe dëshiron ta shtyjë formimin e Asociacionit.Tani jemi në një vit zgjedhor, Kurtit do ti duhet kjo që pastaj eventualisht t’i fitojë edhe një herë, pas zgjedhjeve do të fillojë të implemnetohet se i bërë është”, ka thënë Canaj në Tëvë1.

Canaj ka thënë se Kurti është politikani më frikacak që ka pasur Kosova ndonjëherë kur është në pyetje marrja e vendimeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se nuk e pranojë kushtin që për anëtarësimin në KiE të themelohet Asociacioni.

“Nuk e pranojmë kushtëzimin për anëtarësim me Asociacionin e Komunave Serbe. Për normalizim me Serbinë bisedojmë në Bruksel, jo në Strasburg. Neni 7 dhe 10 të marrëveshjes nuk mund të nxirren jashtë marrëveshjes, ta vendosë në qendër dhe as sipër si çështje urgjente”, tha Kurti.