Lajme

Canaj: Kosova në drejtim të gabuar teksa Serbia po bën marrëveshje tregtare me BE-në

By GAZETA SCANNER 1

July 19, 2024

Ish-diplomati, Blerim Canaj, ka thënë se Kosova është në drejtim goxha të gabuar, dhe sipas tij, vet fakti që vendi është ende nën masa, e përderisa Serbia bën marrëveshje tregtare tregon për pozicionin në të cilin gjendet Kosova.

Ai e përmendi edhe faktin që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, e jo kryeministri Albin Kurti, tregon për situatën dhe se sipas tij, qasjen e gabuar të qeverisë.

“Për të ofruar investitorë, ajo që është e rëndësishme është siguria, që sot nga vet kryeministri promovohet se jemi edhe dy ditë para luftës”.

“T’i thuash dikujt “eja investo në Kosovë”, atëherë do të mendohet shumë. Pra, faktorizimin ekonomik ne e kemi të humbur në tavolinë dhe ne duhet t’i kryejmë disa detyra të shtëpisë, në mënyrë që të mund të dalim ballëhapur për çështje më të mëdha”, tha ai në “Info Magazine” të  Klan Kosovës.

Më tej, ai tha se Kosova duhet së pari t’i rregullojë raportet me Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Francën e vendet e tjera, teksa shtoi se “shumë më me qejf do ta shihja të takohej Kurti me Scholzin, sesa Osmanin”.