Lajme

Canaj: Gërvalla ka një problem, s’mund ta dallojë politikën e jashtme me elektoratin brenda

By GAZETA SCANNER 1

May 16, 2024

Diplomati, Blerim Canaj, ka folur rreth një letre zotimi e dërguar nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, se Kosova do ta bëjë vet një draft-statut të Asociacionit, të cilin më pas do ta dërgojë në Kushtetuese.

Canaj tha se Gërvalla Gërvalla ka një problem që nuk mund t’i dallojë aq shumë çështjet e politikës së Jashtme dhe punën e saj me elektoratin brenda, për shkak se, sipas Canaj me atë pjesë me të cilët komunikon zonja Gërvalla dhe paguhet për të komunikuar, duket sikur nuk ka ndonjë ndjesi apo ndjenjë se si duhet të komunikohet me ta, njofton Klankosova.tv.

“Vet veprimi disi është njëfarë veprimi, si në amulli, kur zgjohem një ditë dhe them, ‘hajt të bëjmë diçka’”, tha Canaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Këtë po e them për shkak se një draft-Asociacion nga ana e Kosovës është pritur goxha gjatë nga Bashkësia Ndërkombëtare, ndoshta që tri vite me radhë, dhe tani të thuash një ditë përpara që të mbahet ajo mbledhja e famshme që pritet të vendoset për fatin tonë, atëherë mund të merret ose si shaka, ose si tendencë për mashtrim”.

“Si duket zonja Gërvalla ka një problem që nuk mund t’i dallojë aq shumë çështjet e politikës së Jashtme dhe punën e saj me elektoratin brenda, për shkak se me atë pjesë me të cilët komunikon zonja Gërvalla dhe paguhet për të komunikuar, duket sikur nuk ka ndonjë ndjaesi apo ndjenjë se si duhet të komunikohet me ta”.