Lajme

Canaj, Dugollit: Po të kishte ndodhur biseda Kusari-Radojiçiq kur ishit opozitë, do i kishit futur në makinë të mishit

By GAZETA SCANNER 1

November 26, 2024

Ish-diplomat, Blerim Canaj, ka thënë se nëse pjesë e bisedës me Radojçiqin do të kishte qenë dikush tjetër në vend të Mimoza Kusarit, Lëvizja Vetëvendosje do ta kishte futur në makinë të mishit.

Canaj ka deklaruar kështu në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1 gjatë një debati me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

Canaj ka shtuar se VV-ja do ta kishte bërë këtë pasi sipas tij ky subjekt politik i ka quajtur tradhtar edhe njerëzit që kanë luftuar për Kosovën.

“Me një person që është në listën e zezë të Amerikës ka komunikuar deputetja juaj, shefja e grupit tënd parlamentar, tash unë jam shumë i sigurt që po të kishte qenë dikush tjetër ju e kishit futur në makinë të mishit. Pra po të kishte ndodhur kjo më përpara Vetëvendosja në makinë të mishit e kishin fut. A e dini pse? Sepse njerëzit e Vetëvendosjes i kanë quajtur tradhtar edhe njerëzit që kanë luftuar për këtë vend”, është shprehur ai.