Lajme

Çamçakëzi ndihmon edhe kundër stresit

By GAZETA SCANNER 1

June 19, 2024

Përdorimi i çamçakëzit është një nga temat që gjithnjë ka krijuar debat mes profesionisteve të fushave të ndryshme.

1. Është antistres – Është vërtetuar se ne shume raste dhe momente kritike paniku dhe stresi, çamçakëzi është në gjendje te ule ankthin ne masën 10-17%.

2. Përmirëson shëndetin e gojës – Kjo ne saje te faktit se çamçakëzi stimulon prodhimin e pështymës e cila për shkak të vlerave të saj baktericide ruan me mire shëndetin e gojës duke luftuar infeksionin. Madje, ata pa sheqer janë ne gjendje te përmirësojnë dhe shëndetin e smaltit te dhëmbëve.

3. I bën mirë edhe trurit – Përdorimi i çamçakëzit përmirëson aktivitetin e trurit, pasi kjo rrit frekuencën kardiake dhe gjaku furnizon më mirë trurin dhe përmirëson kujtesën.

4. Përmirëson tretjen – Kjo gjë i detyrohet shtimit të prodhimit të lëngjeve gastrike. Por këtu ka një kufizim, nuk duhet të përtypim atë për me shumë se 45 minuta dhe jo më shumë se tre çamçakëzë në ditë.

5. Përmirëson humorin – Pse jo, bërja e topave te vogla me çamçakëzët është një gjë argëtuese edhe për të rriturit.