16.4 C
New York
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

Call of Duty Modern Warfare II Multiplayer vjen më 15 Shtator

- Advertisement -

Activision dhe Infinity Ward pritet të zbulojnë modalitetin multiplayer për Call of Duty: Modern Warfare II më 15 Shtator.

Gjithashtu kompania njoftuan se versioni i parë beta i mbyllur do të mbërrijë në konsolat PlayStation më 16 dhe 17 Shtator ndërsa nga data 24 Shtator do të jetë beta e hapur për të gjithë konsolat dhe kompjuterët personalë.

Pas një aksesi të parë më 18-20 Shtator në PlayStation 4 dhe 5, loja do të jetë e disponueshme më 22-23 Shtator si beta e mbyllur në Xbox.

Së bashku me modalitetin multiplayer, Infinity Ward tha se do të tregojë sesi do të ngjajë e ardhmja e Call of Duty me më shumë detaje lidhur me titullin e ardhshëm Call of Duty Warzone dhe versionin mobil.

Modern Warfare II është pasardhës i Call of Duty: Modern Warfare bazuar në seritë origjinale lançuar në 2007. Titulli do të debutojë më 28 Tetor dhe të kushtojë 70 dollarë në të gjitha platformat. /PCWorld

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit