Lajme

Cakaj takon komisionarin për zgjerim të BE-së, flasin për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka takuar të hënën në Bruksel, komisionarin e sapozgjedhur për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Gjatë këtij takimi,  Cakaj ka bërë me dije se me Varhelyi ata kanë këmbyer pikëpamjet mbi përmbajtjen e metodologjisë së re të negocimit dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

“Në thelb, ndamë qëndrimin e njëjtë se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme teknike për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim. Pas miratimit të metodologjisë së re, pritet një dinamikë e shtuar në politikat e zgjerimit të BE-së që do të mundëson hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë”, ka shkruar ndër të tjerash Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.