Këshilla mjekësore

Çaji me gjethe ulliri parandalon e shëron disa sëmundje

By GAZETA SCANNER 1

August 27, 2024

Gjethet e ullirit janë përdorur që në kohët e hershme. Që prej atyre kohëve, çaji me gjethe ulliri ka marrë famë si një mjet shumë i fuqishëm kundër sëmundjeve.

Studimet vërtetojnë se gjethet e ullirit janë plot përbërës kundër viruseve dhe mikro-organizmave të dëmshëm.

Tjetër studim ka treguar se disa nga përbërësit e gjetheve të ullirit, ulin shanset e simptomave të çrregullimeve nervore që kanë lidhje me moshën si Demenca dhe Alzheimer. Veti shumë të mira gjethet kanë se parandalojnë të ftohtin, disa viruse të rrezikshme, sëmundje të shkaktuara nga mikrobet, virozat dhe infeksionet respiratore, ulin nivelin e kolesterolit dhe mbajnë tensionin e gjakut në nivel normal.

Lëngu i gjetheve të ullirit ofron një shije të këndshme dhe të ëmbël, e cila e bën një zgjidhje që nuk duhet ta ndani në çdo stinë.