Lajme

Bytyqi pas deklaratës së Sarrazin për Asociacionin: Shqetësuese për vendin tonë, që për shkak të poltikbërjes së keqe të Kurtit, të dëgjojmë deklarata të tilla

By GAZETA SCANNER 1

April 14, 2024

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, të enjten ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit Albin Kurti.

Sarrazin deklaroi se “për Kosovën s’ka anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) pa e zgjidhur çështjen e formimit të Asociacionit”.

“Moszgjidhja e Asociacionit nuk do t’ju çojë në BE dhe NATO”, tha Sarrazin për media raporton Gazeta Blic.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se është shqetësuese për vendin tonë që të dëgjojmë deklarata të tilla të cilat po e dëmtojnë vendin për shkak të poltikbërjes së keqe nga kryeminsitri Kurti.

Tutje ajo thekson se është e dhimbshme për vendin që gjithë ajo punë që është bërë drejt integrimit evropian, të hidhet poshtë nga një kryeministër keqdashës për vendin.

“Është si gjithmonë shqetësuese që na duhet të dëgjojmë deklarata të tilla të cilat po e dëmtojnë vendin tonë për shkak të politikbërjes së keqe nga kryeministri Kurti. Është punuar shumë për rrugën tonë drejt integrimit evropian, dhe të ndodh që gjithë ato vite punë të hidhen poshtë nga një kryeministër keqdashës për vendin, është e hidhur dhe e dhimbshme njëkohësisht”, tha ajo.

Bytyqi thotë se deklaratat e tilla do duhet ta shqetësonin edhe kryeministrin Kurti, ku thekson se ndoshta Kurti po pret që të ndodh diçka e tillë.

“Nuk ka ditë që një zyrtar i lartë i huaj të mos jep deklarata të tilla të cilat do të duheshin ta shqetësonin edhe kryeministrin por ndoshta ai edhe po pret të ndodh diçka e tillë sepse njerëzit kur punojnë në atë drejtim dhe nuk tërhiqen i bie se e duan të ndodh një diçka e tillë”, përfundoi Bytyqi.