Lajme

Bytyqi i reagon Nagavcit: Suhareka që dy vite pret për çerdhe për shkak të mungesës së inventarit

By GAZETA SCANNER 1

September 04, 2024

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, i ka reaguar ministres së Arsimit, Arbëria Nagavci , e cila ka thënë që MASHTI nuk ka asnjë kërkesë nga komunat për çerdhe të reja.

Bytyqi, e cila vije nga Suhareka, ka bërë me dije se vetëm kjo komunë që dy vite pret për një çerdhe.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ministrja Nagavci ka mashtruar.

“Patën mashtruar se do t’i ndërtonin 160 çerdhe, por kjo Qeveri mashtruese nuk ka arritur të ndërtojë as minimumin e tyre. Këtë dështim të vetin dhe të kësaj qeverie populiste, ministrja Nagavci po mundohet sërish t’ua faturojë komunave, se kinse ato nuk paskan pasur kërkesa për ndërtim të çerdheve. Ministre, veç Komuna e Suharekës që dy vjet pret për çerdhe për shkak të mungesës së inventarit. Meqë kryeministri nuk po dinte as matematikë, me gjasë 160 çerdhe i keni shumëzu me 0.”, ka shkruar Bytyqi.