Lajmest-slider

Bytyçi: Kush do të nënshtrohet, LDK apo LV?

Avni Bytyçi, këshilltar i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka vlerësuar se LV e LDK tash e dy muaj janë në përpjekje të arrijnë marrëveshje por sipas tij, pazaret e tyre i kanë shfaqur edhe realitetet e tyre të cilat do të qojnë në dështim.

Ai ka thënë se pas gjithë negociatave, tani një gjë është e qartë se njëra parti do t’i nënshtrohet tjetrës nëse duan pushtet.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Bytyçi ka shkruar se LVV e LDK duhet t’i lënë anash dramat e ta bëjnë qeverinë e cila sipas tij, qysh tash është dëshmuar se do të dështojë.

Statusi i plotë i Avni Bytyçit:

Pse zgjedhje!

Thua se do të ketë ndonjë ndryshim të madh pas zgjedhjeve të tjera? LVV dhe LDK nuk arritën që ta bëjnë koalicionin që në mundesinë e parë, e pse të besohet se ata do ta arrijnë një marrëveshje në mundësinë e dytë?

Koalicioni VV-LDK ka qenë një mashtrim i madh. Ashtu siç ka filluar, edhe po përfundon. Një koalicion i mbushur me gënjeshtra dhe manipulume, pabesi dhe tradhëti. Edhe nëse arrijnë që ta përfundojnë pazarin, kjo qeveri do të jetë e predisponuar për dështim.

Leni dramat teatrale dhe bëni qeverinë, se këtu pyetja nuk është se a do të ketë zgjedhje, por kush do ta nënshtroj kënd.