Lajme

Buzhala: Tenderët njëburimorë janë recetë për me vjedhë, le ta themi troq

By GAZETA SCANNER 1

March 14, 2024

Gazetari Viktor Buzhala tha se ka korrupsion në Qeverinë Kurti. Kështu ai vlerëson sipas asaj që thotë se tenderët njëburimorë vetëm po rriten e nuk po zvogëlohen.

Gazetari Buzhala tha në Pressing në T7 se Qeveria duhet t’i reduktojë në maksimum tenderët njëburimorë.

“Vetëm sot ministria e Infrastrukturës ka lidhë kontratë për autostradën e Gjilanit 650 mijë euro, dmth jo na dolën punë shtesë. Cilat punë shtesë për një autostradë që ka pas me përfundu në vitin 2023 a?”, tha Buzhala në Pressing, transmeton Express.

“Ka korrupsion, parametrat e tregojnë këtë, nëse tenderët njëburimor vetëm rriten e nuk zvogëlohen atëherë sigurisht që korrupsioni është i pranishëm aty. Nuk e dim në cilën shkallë është i pranishëm por receta është aty, nuk po ja gjejnë atë vaksinën që ta luftojnë. Por po vazhdojnë me ritme të njëjta”.

“Qeveria duhet ta marrë seriozisht këtë çështje, t’i redukrojë në maksimum tenderët njëburimor, janë disa raste kur janë të domosdoshëm, por në rastet e tjera duhet t’i redukrojë në mënyrën maksimale”, tha ai.