Lajme

Buzhala i reagon Osmanit: Vajzat e dhunume prej axhës së Prindonit janë më të rëndësishme se unë e ti

By GAZETA SCANNER 1

August 17, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj shkrimit të Nacionales, i cili tregon se bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, ishte në dijeni për dhunimet e vajzave të mitura nga axha i tij, Sadri Sadriu, i cili dje është vrarë në Ferizaj.

“I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi”, deklaroi Osmani

Nuk ka munguar shumë dhe gazetari Berat Buzhala i reagoi presidentës Osmanit.

Buzhala deklaroi se “pas këtij kërcënimi direkt unë vazhdoj mos me u ndi shumë i rrezikuar” dhe se vajzat e dhunume prej axhës së Prindonit janë më të rëndësishme se vet ai e Osmani.

Postimi i plotë:

Presidentja Osmani mu paska turre me nje postim ne FB, se koka tu ni e rrezikume. I paska ftu organet e sigurise me me hetu 🤯😩.

Ok. Edhe pas ketij kercenimi direkt nga vogelsia e saj, Vjosa Osmani, une vazhdoj mos me u ni qaqqqqqq shume i rrezikume.

Sido qe te jete, rrini ne lidhje. Dikur prej akshamit do t’i pergjigjna me nje video.

Do ti kallxoj Zonjes Presidente se vajzat e dhunume prej axhes se Prindonit, kur atone kane pase moshen e vajzave te mia dhe vajzave te saj, jane ma te rendesishme se une e Vjosa.

Do t’i kallxoj se ajo e Prindoni, bashke me djemte e axhes Prindonit, jane kane pjese e nje grupi ne FB, ku viktimat kane kerku drejtesi.

Do t’i tregoj asaj qysh ne ate bisede, jo qe nuk kishte empati per to, por ato ofendoheshin.

Une kam bisedu me ato gra, qe tash jane te martume.

Nejseeee, pak ma vone ❤️

Osmani njofton se do të padisë mediat që e lidhën me rastin e axhës së Prindonit