Lajme

Buxheti ‘historik’ i vitit 2023, Qeveria nesër nis takimet me qytetarë

By GAZETA SCANNER 1

November 21, 2022

Qeveria e Republikës së Kosovës nga dita e nesërme do të nisë takimet me qytetarët e komunave, për të prezantuar Buxhedtin për vitin 2023.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit Kurti.

“Qeveria e Republikës së Kosovës fillon takimet me qytetarë të Komunave të Kosovës për ta prezantuar Buxhetin për vitin 2023, njëherit buxheti më i madh në histori të vendit” thuhet në njoftim.

Takimi i parë do të mbahet nesër, me qytetarët e Prizrenit.

Takimi është thirrur në ora 15:00, në Sallën Dokukino.