Rozë

Butrint Imeri nis xhirimet e klipit të ri? (Foto)

By GAZETA SCANNER 1

April 22, 2024

Këngëtari Butrint Imeri gjatë këtij viti ka qenë aktiv në mediat sociale, por jo edhe në muzikë – ai akoma nuk ka publikuar asnjë këngë të re për vitin 2024.

Megjithatë, pritjes duket se po i vjen fundit.

Kjo pasi që me anë të disa imazheve të publikuara në Instagram, Butrinti nga “ngacmuar” ndjekësit e tij se diçka e re po vjen nga ai.

“Çfarë po vjen?”, mbishkroi ai, mbi një fotografi që dukej si një vend i denjët për të xhiruar skena të klipeve, derisa në një tjetër shihej i stiluar me një shami mbi kokë, duke lënë të kuptohet se një projekt i ri nga ai do të lançohet shumë shpejt.