Lajme

Burri që u gjet i vdekur në Gjilan në xhep kishte rreth 80 mijë franga dhe tre telefona mobilë

By GAZETA SCANNER 1

February 27, 2024

Një burrë gjet i vdekur mbrëmjen e së hënës në bodrumin e ashensorit të një ndërtese.

Rasti ka ndodhur në rrugën Kamenicë Gjilan.

Lidhur me rastin Klankosova.tv ka siguruar detaje të reja.

Klankosova.tv mëson nga burimet se viktimës iu gjetën rreth 80 mijë franga apo ( 83 mijë e 873.68 euro) dhe tre telefona celularë.

Bëhet e ditur se tashmë i ndjeri ishte shpallur i zhdukur nga fillimi i janarit.