Rozë

Burri i Hilary Duff argëton fëmijët teksa ajo karantinohet ne bodrum

Hilary Duff ka ngecur në bodrumin e shtëpisë së saj teksa po karantinoret larg familjes së saj, nga ku ka postuar fotografi të lezetshme të asaj se çfarë po bëjnë bashkëshorti dhe fëmijët e saj.

Aktorja 33 vjeçare, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, në Instagram ka postuar një sërë imazhesh. Ajo po karantinohet pasi që së fundmi ishte ekspozuar ndaj COVID-19.

“Familja ime e ëmbël po linte kaq shumë ushqime të shijshme jashtë derës sime. Në fund i kërcënova se do të vrapoja lartë shkallëve, të thyeja karantinimin dhe të merrja frymë mbi ta që të më kthejnë prapë.. kështu që më lanë një byrek me mollë… qiri”, shkroi Hilary në një fotografi.

Ajo po ashtu postoi edhe një fotografi të sallatës së saj, për të cilën tha “kjo regjim i gjelbër është strikt për shëndetin e fëmijës tij ende të pa lindur”.