6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

“Burj Khalifa” kuq e zi në nder të Ditës së Flamurit

- Advertisement -

Në Ditën e Flamurit për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Burj Khalifa është zbukuruar me flamurin e bukur kombëtar.

Kjo është bërë e ditur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Burj Khalifa kuqezi je ti”,shkroi Rama.

Burj Khalifa, e ndërtuar në vitin 2010, herë pas here ndryshon edhe pamjen e jashtme për të përcjellë mesazhe të rëndësishme, si ky për Shqipërinë.

Kjo ndërtesë konsiderohet si ndërtesa më e lartë në botë.

Festa e 28 Nëntorit është shënuar me aktivitete të shumta. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit