Lajme

Burim Ramadani: Komandanti i KFOR-it ka refuzuar të shkojë në takimin e Kurtit me ambasadorët

By GAZETA SCANNER 1

July 17, 2024

Eksperti i sigurisë njëherësh ish-zv/inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, tha se në takimin e kryeministrit Kurti me ambasadorët e QUINT-it, në të cilin është diskutuar hapja e urës së Ibrit për vetura, ka refuzuar të marrë pjesë Komandanti i KFOR-t.

Sipas Ramadanit, Komandanti i KFOR-it ka thënë se është ushtarak dhe nuk merr pjesë në takime politike.

“Ka një mungesë në atë takim, aty mungon Komandanti i KFOR-it i cili është autoriteti i cili ka me marrë vendim për hapjen e plotë, po ju them profesionalisht që Komandanti i KFOR-it është dashur të jetë i ulur aty. Sipas asaj që unë kam kuptu komandanti i KFOR-it ka refuzu të vijë në këtë takim, dhe ka thënë që unë jam ushtarak dhe takime politike s’kam nevojë të marrë pjesë”, tha Ramadani në Pressing në T7.

“Kur ka qartësim nga komanda në Napoli të cilëve ju raporton komandanti i KFOR-it që vendimet që ata i quajnë të njëanshme të mos lejohen të ndodhin, që i bie sepse vendimet për hapjen e plotë të urës në Ibër e merr Komandanti i KFOR-it madje edhe selia e NATO-s”, tha Ramadani.