Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka takuar sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
“Me sekretarin Blinken bisedova për aktualitetet në vendin tonë dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të kursit evroatlantik të vendit, përkushtimin për demokracinë multietnike funksionale dhe respektimin e tri marrëveshjeve. Falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së”, shkruan Osmani në njoftim