Lajme

Bujar Osmani i fton për Iftar të gjithë kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut

By GAZETA SCANNER 1

March 21, 2024

Bujar Osmani, kandidati i BDI-së për president në Maqedoni të Veriut, i ka ftuar për Iftar të gjithë kandidatët e tjerë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se pret të bashkëbisedojnë dhe të dakordohen për një fushatë pozitive.

“Në ditën kur presim konfirmimin e kandidaturave tona për postin e presidentit të Republikë së Maqedonisë së Veriut, i ftoj kandidatët Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska-Davkova, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski në iftar të përbashkët që nën frymën e këtij muaji të shenjtë të bashkëbisedojmë dhe dakordohemi për një fushatë pozitive, konstruktive dhe për një garë idesh për një president evropian”, ka thënë Osmani.