Botë

Buganvill voton pro pavarësisë

Sipas gjitha gjasave, Kosova së shpejti do ta humb primatin e shtetit më të ri. Buganvill, një zinxhir ishujsh në Oqeanin Paqësor është në rrugë të mbarë të bëhet shteti më i ri, në përpjekje për të siguruar prosperitet për banorët e vet.

Pas më shumë se dy dekadash pas përfundimit të luftës civile, dhe gati 75 vite pasi Australia dhe ShBA-të çliruan këtë provincë nga japonezët, ky vend me rreth 300,000 banorë, doli në referendum për pavarësi nga Papua Guinea e Re. Dalja në referendum ishte 80 për qind, ku 98 për qind të tyre votuan pro.

Kryeministri i PGR, James Marape, në mediet sociale deklaroi se ‘marrëveshja e paqes e cila qoi në referendum duhet të pranohet’, por nuk premtoj se do ta mbështes pavarësinë.

Buganvill ishte një nga rajonet më të pasura të PGR deri në shpërthimin e luftës civile në fund të viteve ’80 dhe e cila kishte si burim resurset e bakrit. Ndërmjet 10,000- 15,000 u vranë atëbotë, ndërsa lufta përfundoi në vitin 1998 kur Bugavillit iu dha autonomi dhe iu premtua referendum për pavarësi.

Sot, minierat e bakrit janë mbyllur ndërsa vendi ballafaqohet me varfëri. Furnizimi me energji elektrike është jostabil, rrugët përmbyten gjatë sezonit të shirave, ndërsa radio dhe interneti janë të kufizuara.