Lajme

“Donnarumma” në shtëpinë e Alesjos

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar sot, njërin prej fëmijëve që fluturuan nga dritaret për t’i thënë jo vdekjes, Alesjon, që hyri në shtëpinë e re.

 Alesjos së bashku me Auerlin ishin dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit pas kërcimit nga kati i pestë.

Rama i kishte vizituar të dy fëmijët gjatë qëndrimit të tyre në spital edhe më pas ua plotësoi ëndrrën për të takuar idolet e tyre të futbollit, duke i dërguar në Itali.

Alesjo pati rastin të takoi portierin e Juventusit, Buffon.

Sot në shtëpinë e re, kryeministri I kishte bëre dhuratë postierin e portierit të Milan, Donnarumma, në dhomën e tij të gjumit.

Së bashku me Ramën në shtëpinë e re të Alejso ishte edhe Aureli, fëmija tjetër.

“Me shtëpinë e re të Alesjos, mbyllet në afatin e përcaktuar edhe detyrimi për t’i sistemuar në shtëpi të reja të gjitha familjet e viktimave të 26 nëntorit. Zoti u lehtësoftë dhimbjen e u dhëntë forcë e shëndet të gjithëve”, ka shkruar Rama në Facebook.