12.1 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Bruno komenton golin që e festoi Ronaldo

- Advertisement -

Bruno Fernandes ka dhënë një përgjigje lidhur me golin e parë të Portugalisë, në fitoren 2:0 ndaj Uruguait.

Portugalia kalonte në epërsi në minutën e 54’, me një gol që në pamje të parë u duk se u shënua nga Cristiano Ronaldo, por në fund iu regjistrua Bruno Fernandesit.

Pas ndeshjes, disa komente për këtë situatë ka dhënë mesfushori i Man United, i cili s’dukej shumë i interesuar të gjente se kush shënoi.

“Nuk ka rëndësi se kush shënoi”, ka thënë Bruno Fernandes.

“Qoftë Cristiano Ronaldo, apo unë, gjëja e rëndësishme është se kaluam grupin. Ne jemi në 1/16”, shtoi anëtari i Man United.

Nëse ky gol do t’i pranohej pesë herë fituesit të Topit të Artë, ai do të numëronte golin 119 në karrierën e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit