Rozë

Bruno dhe Nora Istrefi më 24 maj sjellin këngën e re “M’ke mungu”

By GAZETA SCANNER 1

May 19, 2023

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Ajo këtë herë ka bashkuar forcat me artistin shqiptar, Brunon, projekti i të cilëve pritet të lansohet brenda pak ditësh.

Dyshja e famshme estradës kanë zbuluar përmes rrjeteve sociale se po sjellin “M’ke mungu” më 24 maj.

Foto: Screenshot/Instagram

“M’ke mungu së shpejti. 24.05 – 17:00”, ka qenë përshkrimi në fund të videos si insert i shkurtër i videoklipit.

37-vjeçarja ndërkohë ka hedhur edhe disa fotografi të tjera nga Instagram, të cilat janë realizuar gjatë xhirimeve të klipit.